Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Durres sd 1 1 800x450

Zbardhen detaje nga aksidenti që i mori jetën një 18-vjeçareje mbrëmjen e së enjtes në Durrës.

Mësohet se automjeti i tipit ‘BMW X5’ ka qenë me shpejtësi të lartë, çka dyshohet se ka sjellë rënien e makinës nga ura e Dajlanit.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 18-vjeçare, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar nga Fieri, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Sipas policisë vendore, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Në mbikalimin e Urës së Dajlanit, së fundmi po kryhen punime riparuese.

Dyshohet se shpejtësia në lëvizje dhe një manovër e gabuar për të shmangur situatën në rrugë e kanë nxjerrë mjetin jashtë saj dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights