📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Aksident pranë mbikalimit të Patokut në aksin e autostradës Mamurras-Milot.

Mësohet se një grua ka humbur jetën teksa është përplasur nga një makinë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ende e paidentifikuar, ndërsa policia e grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur identitetin e viktimës dhe të drejtuesit të automjetit.

Dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga njeri krah i rrugës në tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights