Ajola xoxa ne spak 1

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit në ambientet e SPAK e shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia.

Xoxa është thirrur për tu marrë në pyetje si person nën hetim dhe mbi rrethanat e reja të hetimeve të SPAK.

Po sot bashkëshortja e Veliajt ka ditën e paraqitjes në zbatim të masës së sigurisë caktuar nga Gjykata.

Gjatë kësaj jave, hetuesit kanë marrë në pyetje vetë Veliajn, biznesmenin Elman Abule dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushin.

FX Team

By FX Team

Verified by MonsterInsights