📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Flutura acka 780x439

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka mbajti sot fjalën e saj të fundit nga Kryesia e Kuvendit si ligjvënëse.

Açka u shpreh se opozita i dhuroi më 11 maj fitoren mazhorancës me Kodin e ri Zgjedhor, gjë që çoi në arrogancë të pushtetit.

“Në javët e fundit të kësaj legjislature seancat tona parlamentare e humbën disi kuptimin ndaj kam hezituar të mbaj fjalën e fundit. Për ne opozitarët seancat kanë humbur kuptimin që me votimin e Kodit të ri Zgjedhor. Jemi ndëshkuar nga shqiptarët për amoralitetin e gatimit të Kodit. Opozitarët që votuan Kodin, lehtësuan fitoren e mazhorancës dhe ia dhuruan me 12 mandate në Kuvend”, tha Açka.

Açka shtoi se “votimi i Kodit diabolik Zgjedhor erdhi pas flirteve me mazhorancën dhe shkeljen e syrit për komisionin anti-SPAK”.

“Ujdia e fshehtë nisi në 2023 me dhënien e grupit parlamentar të PD, për Rithemelimin, Rama zgjodhi opozitën që do të kishte përballë dhe që e mundi me 20 përqind diferencë”, tha Açka.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights