Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Dumani u shpreh se korrupsioni dhe krimi nuk janë më të paprekshme. Ai shtoi se nuk ka më funksionarë të lartë imun ndaj drejtësisë.

Dumani theksoi se kanë vijuar punën pavarësisht shpifjeve e kërcënimeve personale e familjare. Ai tha se janë të vetëdijshëm se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë. Kreu i SPAK shtoi se shpresojnë që brezave t’iu lënë një vend më të mirë.

“Më lejoni të përshëndes SHBA dhe partnerët tanë, që qëndrojnë krah për krah me ne. SPAK bashkëpunon me shumë vende europiane, të rajonit dhe vende të Amerikës Latine. Korrupsioni dhe krimi nuk janë më të paprekshme. Nuk ka më funksionarë të lartë imun ndaj drejtësisë. Kemi vijuar përpara pavarësisht shpifjeve e kërcënimeve personale e familjare.

Ne jemi krenarë për arritjet e deritanishme, jemi më të pjekur profesionalisht. Ne jemi të vetëdijshëm se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë. Më shumë se kujtdo iu detyrohemi brezave të ardhshëm. Shpresojmë që brezave t’ju lëmë një vend më të mirë. Një falënderim i veçantë iu shkon familjarëve tanë, falënderoj shoqërinë civile. Falënderoj edhe Policinë e Shtetit, që na garantojnë sigurinë tonë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights