Përkeqësimi i situatës meteorologjike në vend ka sjellë rënien e temperaturave e për pasojë nisjen e reshjeve të dëborë në zonat e thella.  Pas reshjeve të dendurave të shiut vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës në Bulqizë, kryesisht në zonat malore, trashësia varion nga 2 centimetra deri në 20 centimetra në zonat e thella.

Aktualisht në rrugët nacionale nuk ka probleme me qarkullimin, ndërsa policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që në rrugët ruale të përdorin zinxhir në ato segmente ku janë të domosdoshme.

Sakaq i gjithë territori i qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 600 metra. Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore. Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Reshje bore ka patur dhe në Shkodër, por nuk ka paraqitur problem për qarkullimin, ndërsa përdoruesit e automjeteve apelohen të përdorin goma dimërore.Në bashkinë Fushë Arrëz, vijojnë reshjet e dëborës, ku momentalisht trashësia e dëborës arrin rreth 6-8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.  Ndërkohë reshjet e dëborës kanë mbuluar zonat malore në Librazhd. Trashësia e borës shkon nga 10 deri në 15 cm, ndërsa temperaturat në -2 gradë celsius.

Në qarkun Korçë reshjet pas mesnate kanë qenë në formën e dëborës. Apelohen drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights