640 0 1732968338x122f062b 8e36 40f4 ae4b d2a002106b13 984

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke e cilësuar si akt terrorist që synon destabilizimin e rajonit. Ai theksoi se ky sulm ndodhi pas shpalljes nga Presidentja Vjosa Osmani të datës së zgjedhjeve dhe kishte si qëllim dekurajimin e serbëve për të marrë pjesë në proceset demokratike të Kosovës.

Berisha nënvizoi se këto akte terroriste synojnë destabilizimin e Kosovës dhe përkeqësimin e situatës, sidomos pasi Listës Serbe kishte shprehur vullnetin për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Ai akuzoi Beogradin për përpjekjet e tij për të krijuar një zonë të re konfliktuale dhe vuri theksin se ky skenar është një nga strategjitë e “Rusisë së vogël,” që mbështet interesat e Kremlinit për të shpërndarë tensione dhe pasiguri në Ballkan.

Në një tjetër reagim, Berisha kritikon qeverinë e Edi Ramës, duke e akuzuar atë për “luajtjen e rolit të Beogradit të vogël” në raport me Prishtinën. Sipas Berishës, Shqipëria duhet të shmangë çdo përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi, pasi kjo ka shkaktuar vetëm dëme dhe ka përkeqësuar situatën. Ai gjithashtu e akuzoi Ramën për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës në të kaluarën, duke theksuar se kërkesa e tij aktuale për heqjen e këtyre sanksioneve është e papranueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights