Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, reagoi duke e cilësuar këtë incident si një akt terrorist. Ajo tha:
“Shkatërrimi i infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit është një akt që dëmton jo vetëm shërbimet jetike për qytetarët e Kosovës, por gjithashtu vë në rrezik përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog dhe paqe. Ky veprim shkatërrues është një pengesë për përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon. Ata që qëndrojnë pas këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen ashtu siç meritojnë.
Enkelejd Alibeaj, në emër të Partisë “Djathtas 1912”, tha:
“Djathtas 1912 dënon me forcë sulmin terrorist në Kanalin Ibër-Lepenc, duke e konsideruar atë si një tentativë për të destabilizuar Republikën e Kosovës dhe krijuar pasiguri në rajon. Ky incident nuk është një rast i izoluar, por është pjesë e një fushate të vazhdueshme nga ekstremistë nacionalistë që synojnë përhapjen e frikës dhe dëmtimin e rendit demokratik në Kosovë.
Nga demokratet ka reguar Gazmend Bardhi qe po ashtu e ka etiketuar si nje akt terrorist
Akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar. Akte të tilla janë një dëshmi e qartë se Serbia jo vetëm nuk është e angazhuar me seriozitet në dialogun normalizues të marrëdhënieve me Kosovën, por vazhdimisht synon destabilitetin e Rajonit dhe minimin e rregullave e ligjeve brenda territorit të Kosovës.
Regim ka patur gjithashtu eshe nga Lulzim Basha duke thesuar se ky sulm ka nga pas nje skenar te pergatitur per destabilizim