📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Auto fnshhhhh1616879480

Grupi hetimor ka arritur të identifikojë një makinë që ka ndjekur “Benz”-in me të cilin udhëtonin Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një person i tretë, i dyshuar të jetë Ibrahim Lici. Ngjarja është ndodhur në unazën perëndimore të Shkodrës, në lagjen “Kiras”, dhe informacionet janë siguruar përmes analizës së kamerave të sigurisë. Mjeti “Range Rover” i autorëve dyshohet se ka dalë nga një shtëpi e individëve me të cilët familja Lici ka pasur konflikte, por për hetuesit mungojnë kamerat e sigurisë që të vërtetojnë këtë fakt me saktësi. Ekspertiza ka konfirmuar se “Range Rover Sport” është një automjet i vjedhur në Durrës, për të cilin pronarët kishin bërë denoncimin më 17 Prill të këtij viti. Numri i shasisë është rikuperuar nga ekspertët, ndonëse autorët arritën ta digjnin plotësisht mjetin. Hetimet janë përqendruar në identifikimin e hajdutëve të automjetit. Policia e Shkodrës ende nuk ka konfirmuar praninë e Ibrahim Licit në makinë gjatë momentit të atentatit, pasi rezultatet e analizave të materialeve biologjike nuk kanë mbërritur akoma. Megjithatë, dyshimet për praninë e tij janë të forta. Kontrollet në disa klinika private kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi hetuesit mendojnë se Ibrahim Lici mund të ketë mbetur i plagosur dhe të ketë kërkuar ndihmë mjekësore. Nga ky atentat humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti Bashkim e Flutura Basha, të cilët kalonin rastësisht me motor në atë moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights