Një
aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë
janë plagosur 6 persona dhe ka ndërruar jetë një tjetër.

 

Mësohet se
ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bishqem, ndërsa nga përplasja ka ndërruar jetë
një 8-vjeçare.

 

Përplasja ka ndodhur rreth orës
14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit që drejtohej nga një grua ka
humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka ndërruar jetë një nga vajzat e
saj.

 

Të plagosura
kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj dhe 4 persona që
ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights