📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
2a7e32cf b61f 4713 aa0f 5183ece0f47f 696x392

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur sot solidaritet me familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili një ditë më parë zhvilloi një vizitë në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Kurti tha se situata në familjen Krasniqi është jashtëzakonisht e dhimbshme, duke theksuar se të gjithë bashkëndjejnë me vuajtjen e saj.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike. Padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka thënë Kurti.

Krasniqit u lejua të zhvillojë një vizitë në Kosovë lidhur me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij e cila është e sëmurë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë. Herën e parë, ai kishte ardhur në vendlindje pas vdekjes së vëllait.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights