📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Aksident shkoder 1920x1080
Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar. Policia ka identifikuar si drejtuese të automjetit një 27-vjeçare, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Momenti kur gruaja po kalonte ne trotuar ne Bahcallek, kur makina e aksidenton Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights