📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Images

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh.

Berisha u shpreh se Vuçiç duhet të ishte në burg në Hagë prej vitesh. Shtoi se studentët e shporrën politikën e zezë të tij.

Gjithashtu, Berisha deklaroi se në Serbi iu bë funerali edhe partisë simotër të Partisë Socialiste në Shqipëri, partisë së Daçiçit, që nuk mori as përfaqësim në parlament.

“Vuçiç prej vitesh duhet të ishte në burgun e Hagës. Ai përcolli Mlladiçin me nderimet më të larta shtetërore.

Aleksandar Vuçiç ishte një kukull e Putinit në Ballkan. Populli serb nxori nga politika një nga figurat më të zeza. Atë që nuk bëri dot faktori ndërkombëtar, e bëri rinia e Serbisë.  Dje, u u organizua funerali i partisë si motër së PS-së në Shqipëri, partisë së Daçiç, që e lanë jashtë parlamentit.

Goditja e Vuçiç në Serbi është goditje edhe për mikun e tij në Shqipëri Edi Ramën. Rama duhet të mësojë nga ajo që ndodhi në Serbi”, tha Berisha.

Më tej, Berisha u shpreh se Rama dhe Vuçiç kishin marrëdhënie padron-argat.

Sipas tij, largimi i Vuçiç, argatin e la me një këmbë, të plagosur rëndë.

“Rama me Vuçiçin kishin marrëdhënie padron-argat. Largimi i Vuçiçit, argatin e la me një këmbë, të plagosur rëndë”, deklaroi Berisha

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights