Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën e sotme për media ka paraqitur dorëheqjen. Në konferencë ai tha se 16 shtatori ishte dita më e rëndë në jetën e tij por edhe për shtetin e Kosovës.
Vendimin e Gjykatës Speciale, Hamza e ka cilësuar si padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së.
Hamza tha se ka bërë përpjekje që secili ta ketë vendin e vet në parti dhe as nuk e ka ndërruar asnjë strukturë të partisë.
Hamza tha se vendimi për dorëheqje është i mirëmenduar. Ai tha se nuk po largohet nga PDK-ja por vetëm nga pozita e kryetarit.
Hamza u shpreh se ka shpresuar se do të mund të ua dorëzonte këtë pozitë krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, por sipas tij, 16 shtatori e bëri këtë shpresë më të largët.
Ai tha se PDK-ja do të vazhdojë të angazhohet për drejtësi dhe lirimin e krerëve të UÇK-së.
