📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Elbasan

Tre persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohen për një vjedhje me armë të kryer në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit, në një banesë në lagjen “5 Maji”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, personat e dyshuar janë shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se tre personat, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa telefona celularë në banesën e shtetasve të dëmtuar.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, efektivët e specialistëve për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer veprime hetimore për identifikimin e autorëve të dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se është përdorur nga personat e përfshirë dhe më pas është braktisur prej tyre, u gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një mjet prerës, thikë, si dhe një fenelinë.

Për këtë rast, Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe pronar i automjetit të braktisur nga autorët e dyshuar.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e përfshirjes së tij, ndërsa çështja do të vijojë të trajtohet nga organet kompetente.

Ndërkohë, Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, si dhe hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights