📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Balla sd

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, ku komentoi diskutimet për ndarjen territoriale, përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe votimin elektronik.

“Braktisja e Konferencës së Kryetarëve nga opozita nuk ishte një surprizë. Shpresoj shumë që deri të enjten të ketë një reflektim. Kolegia iku pa dëgjuar përgjigjen edhe të kryetarit të Kuvendit, edhe timen. Në rastin e diskutimit që është bërë në korrik, kërkesa është parashtruar gabim, nuk kaloi në Konferencën e Kryetarëve. Të dyja palët erdhën me propozime. Edhe PD sot që flasim, ka propozuar një ndarje me 100 bashki. Ditën e enjte të kaluar është votuar ndarja me 46. Edhe në vitin 2014, atëherë në fillim votuam hartën dhe në shtator e tutje kemi punuar me pjesën që lidhet me atë se cilat janë katër shtyllat kryesore. E dyta është pjesa që lidhet me funksionet. Hajdeni të flasim se çfarë duhet të japim.

A kanë propozuar ata një ndarje territoriale? Po. A thua ti që iu ndërpre puna komisionit? Hajdeni pra ta vazhdojmë. Ju jeni pasqyra e kësaj pune të përditshme. Unë i kam thënë që ne do të vijmë me propozimin për të vazhduar punën.

Jam 100% i bindur që e gjithë procedura e ndjekur nga Kuvendi është në përputhje të plotë me Kushtetutën. A ka një vendim që merret këtu dhe nuk e çojnë në Gjykatën Kushtetuese? Ju e mbani mend se çfarë bënë me Avokatin e Popullit.

PS e mbështet fuqimisht përdorimin e teknologjisë. Kanë mjaftuar disa palë zgjedhje tanimë për të konfirmuar se dalja e rezultatit menjëherë pas shprehjes së vullnetit të zgjedhësve është gjëja e duhur. Edhe Rama e ka thënë që duhet të gjejmë një zgjidhje për t’i dhënë fund asaj situate pas përfundimit të zgjedhjeve, ku duhen ditë të tëra numërimi për të shpallur rezultatin përfundimtar. Është e nxituar përgjigjja e dhënë nga drejtuesi i Partisë Demokratike (Berisha), pasi për disa kohë nuk ka pasur ndërhyrje për kundërshtim sa i përket përdorimit të votimit elektronik.

Është kundërshtuar? Epo, mesa duket, në PD nuk e pyeska më njeri Sali Berishën. Z. Berisha ka mendjen e vet dhe nuk ia mbush dot njeri. Unë thashë mendimin tim. Jam korrekt, besoj.

Bashkia e Tiranës me votim elektronik? Do të ishte perfekte. Njësia më e madhe vendore. Le të shtrohet për diskutim, sepse duhet një vendimmarrje. Por gjetja e një zgjidhjeje për numërimin që zgjat me ditë të tëra duhet të bëhet. Jemi i vetmi vend që rezultatet e zgjedhjeve dalin pas disa javësh. Së fundmi ishin zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, një vend fqinj me ne. Kutitë u mbyllën në orën 7 dhe rezultatet dolën në orën 10”, tha ndër të tjera Balla.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights