📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
FB IMG 1791616487838 696x392

 

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se u ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore për të shmangur ndëshkimin për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dy raste u konstatuan në Durrës dhe një në Kavajë, gjatë kontrolleve për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Tre drejtuesit, të cilët u konstatuan me dokumentacion të parregullt, dyshohet se tentuan të korruptonin punonjësit e policisë për të shmangur masat administrative.

Për rastet u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. M., 47 vjeç, dhe E. A., 30 vjeç, banues në Durrës, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Durrësit u bëri thirrje përdoruesve të rrugës të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe ftoi qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112, duke garantuar ruajtjen e anonimatit dhe reagimin e shërbimeve të policisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights