Policia ka shoqëruar tetë persona, pas përleshjes mes protestuesve dhe efektivëve.
Ata janë shoqëruar për në komisariatin numër 1.
Gjatë ditës së sotme, një protestë e madhe është mbajtur përpara parlamentit, ku është duke u diskutuar për të kaluar projektligji për reformën territoriale.
Qytetarët shprehen se kjo reformë do të thotë praktikisht shpopullim për Shqipërinë.
Madje, nga përleshja janë lënduar disa protestues, teksa njërit madje i ka dalë edhe gjak. Edhe deputetët e opozitës në parlament kanë ngritur zërin kundër dhunës policore.
