📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 10 08 at 13.58.55 1024x657 1 696x447

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se mazhoranca me reformën territoriale po eliminon bashki dhe njësi të qeverisjes vendore pa marrë parasysh interesat dhe vullnetin e qytetarëve.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha e cilësoi reformën si një “akt armiqësor” ndaj qytetarëve dhe theksoi se në zonat ku janë hequr bashki apo komuna, investimet kanë rënë ndjeshëm.

“Vini këtu në parlament dhe në një akt armiqësor të hapur, të hapur, pohoni se nuk keni detyrim të dëgjoni zërin e qytetarëve për fatin e tyre. Pohoni se duke u larguar shërbimet dhe qeverisjen, i lumturoni ata. Pohoni se po kryeni një vepër madhore në interes të shqiptarëve.

“Çfarë tregoni ju? Ju tregoni së pari se jeni në verbëri të plotë, ju nuk njihni realitetin. Po në qoftë se ju prekni sadopak nga realiteti i këtij vendi, konstatoni se në të gjitha zonat ku hiqen komunat dhe bashkitë, investimet zbritën në zero. Ju harroni, s’ju intereson sigurisht, se komunat dhe bashkitë apo njësitë e qeverisjes vendore janë njësi zhvillimi, investimi jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Ju i hoqët ato dhe po të dilni jashtë unazës së Tiranës, investimet janë afërsisht zero”, tha Berisha.

Berisha përmendi disa prej njësive vendore që do të humbasin statusin e bashkisë, mes tyre Libohovën, Memaliajn, Këlcyrën, Dimalin, Poliçanin, Rrogozhinën, Klosin dhe Fushë-Arrëzin.

Sipas Berishës, këto zona kanë potenciale të rëndësishme ekonomike, turistike, minerare dhe bujqësore dhe nuk duhet të eliminohen përmes një vendimmarrjeje politike.

“Ju i bini kryq Libohovës, Memaliajt, që ka qenë një nga kontribuesit kryesorë në mirëqenien e shqiptarëve, qytet minator, e shuani. Pasi e rrafshuat, Këlcyrën me potenciale të jashtëzakonshme të turizmit malor e bëni të paqenë. Dimali, një bashki e njerëzve punëtorë, po të shkoni aty në zonat e kësaj bashkie ju do gjeni sera, aq sa do u duken në perëndimin e diellit sikur je në një det. Çfarë jeni ju, mor? Pse jeni kaq të ligj, që u bini vizë me një votë të turpshme këtu”, tha ai.

Berisha u ndal edhe tek Rrogozhina, duke e cilësuar atë si një zonë me potencial të madh turistik.

Kreu i PD-së foli gjithashtu edhe për Fushë-Arrëzin dhe Klosin.

“Shuani Klosin, një bashki me emër dhe potencial shumë të madh. Potencial të madh mineral, rezerva minerare botërore, potenciale të mëdha ujore, potenciale të mëdha të gjithanshme”, tha ai.

Berisha tha se kjo është hakmarrje ndaj komuniteteve që nuk e kanë mbështetur politikisht qeverinë.

“Kjo është hakmarrja, që ta dini domethënë. Ja pse hakmerret me Fushë-Arrëzin, i cili ka qenë epiqendër në të gjitha kohërat”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights