📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Pamja e castit 2026 10 08 153321 696x431

Në Varret Monumentale të Selcës së Poshtme, një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, kanë nisur punime mirëmbajtëse për zëvendësimin dhe restaurimin e strehave mbrojtëse të varreve.

Ndërhyrja po realizohet nga specialistë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë me synimin për të përmirësuar mbrojtjen e strukturave nga faktorët atmosferikë, si dhe ruajtjen e vlerave të këtij monumenti të rëndësishëm.

Varret Monumentale të Selcës së Poshtme gjenden në Mokër, rreth 40 km nga Pogradeci, në një zonë malore pranë luginës së Shkumbinit.

Siti lidhet me qytetin e lashtë ilir të Pelionit dhe përbëhet nga një kompleks prej pesë varresh monumentale, katër prej të cilave janë të gdhendura drejtpërdrejt në shkëmb. Datimi i tyre lidhet kryesisht me periudhën nga fundi i shekullit IV deri në shekullin II p.e.s.

Selca u evidentua në mënyrë arkeologjike në mesin e shekullit XX, ndërsa gërmimet sistematike u zhvilluan veçanërisht gjatë viteve 1969–1972, nën drejtimin e arkeologut Neritan Ceka.

Varret e Selcës nuk janë thjesht një nekropol. Ato japin informacion mbi arkitekturën, artin, ritualet mortore, hierarkinë shoqërore dhe kulturën e ilirëve. Kjo është arsyeja përse Selca e Poshtme është përfshirë edhe në listën e vendeve të propozuara të Shqipërisë për UNESCO.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights