📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Karburantet

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka vendosur sot çmimet e reja të tregtimit të karburanteve, duke përcaktuar çmimin maksimal me pakicë të gazoilit në 210 lekë/litër dhe të benzinës në 190 lekë/litër, duke i ulur respektivisht me nga tre lekë.

Në mbledhjen e dytë, të zhvilluar në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me shumicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i shitjes me shumicë për benzinën e standardit SSH EN u përcaktua në 178 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, 7 tetor, në orën 11:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet në treg dhe do të përcaktohen çmimet e reja të shitjes.

Bordi tërhoqi vëmendjen e operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit. Në rast të konstatimit të shkeljeve, parashikohet edhe pezullimi i aktivitetit të operatorëve.

Vendimi është marrë në zbatim të kuadrit ligjor për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, si dhe të Aktit Normativ për një shtesë në ligjin për akcizat.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights