📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Rolando marna 1024x683
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Finlandën. Tekniku kuqezi u shpreh se Finlanda është një kundërshtar që nuk lë hapësira në fushë. I pyetur për Mario Mitajn dhe Stavro Pilon, Maran sqaroi pse nuk mund të luajnë bashkë. “Bjellorusia dhe Finlanda? Janë skuadra me sistem ndryshe loje, por shumë të organizuara. Finlanda është shumë e ashpër për tu ndeshur me ta. Ngjajnë për pozicionimin në fushë, sepse bllokojnë hapësirat në fushë. Mitaj dhe Pilo? E rëndësishme është që të marrim nga cilësitë e tyre dhe çfarë japin ata për skuadrën. Që të jemi konkurrues, duhet të shtyjmë pak më përpara dhe lojtarët të japin maksimumin e tyre. Jemi me fat që kemi lojtarë më këto cilësi. Nuk ndodh që të luajnë të dy, sepse kanë karakteristika të ndryshme. Plotësojnë njëri-tjetrin, por jo të jenë të dy në të njëjtin rol. Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra, sepse janë shumë ndeshje dhe për t’i njohur nga afër. Nuk ka qenë momenti për t’i aktivizuar, por mund të luajnë në të ardhmen”, tha Maran.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights