📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
121221 sd

Debate janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimeve për reformën territoriale, ku deputeti Xhelal Mziu kërkoi bashkimin e dy nismave të depozituara, ndërsa deputetja socialiste Zegjine Çaushi kundërshtoi kërkesën.

Mziu kërkoi që dy nismat të shqyrtohen së bashku, por Çaushi iu drejtua deputetëve të opozitës duke i akuzuar se kishin bojkotuar për katër muaj punën e komisionit.

“Nuk mund të vini në këtë komision e të bllokoni punën e të bëni retorikë politike ose show politik. Aty ngjitur keni një sallë konferencash, mund ta bëni më së miri”, tha Çaushi.

Ajo kundërshtoi më pas kërkesën e Mziut për bashkimin e dy nismave.

“Po dëgjojmë që doni të bashkoni dy nismat. Tani u kujtuat të bashkoni dy nismat? Katër muaj ishit ju ata që e bojkotuat komisionin dhe sot kujtoheni të depozitoni nismën tuaj, prandaj nuk ka sesi të bashkohen këto dy nisma, zoti Xhelal. I zoti kryetar, zbato rregulloren e të vazhdojmë me rendin e ditës”, deklaroi Çaushi.

Debati vijoi me tone të forta, ndërsa Çaushi iu drejtua sërish Mziut duke i kujtuar bojkotin e komisionit.

Xhelal Mziu: Bashkoni të dyja nismat.

Zegjine Çaushi: Nuk mund të vini në këtë komision e të bllokoni punën e të bëni retorikë politike ose show politik. Aty ngjitur keni një sallë konferencash, mund ta bëni më së miri.

Po dëgjojmë që doni të bashkoni dy nismat. Tani u kujtuat të bashkoni dy nismat? Katër muaj ishit ju ata që e bojkotuat komisionin dhe sot kujtoheni të depozitoni nismën tuaj, prandaj nuk ka sesi të bashkohen këto dy nisma, zoti Xhelal. Zoti kryetar, zbato rregulloren e të vazhdojmë me rendin e ditës.

Ulsi Manja: Dakord jam.

Zegjine Çaushi: Dy orë e gjysmë duke të dëgjuar ty, o Xhelal. Nuk shkon kjo gjë. Në qoftë se e kishe kaq shqetësim të madh këtë reformën territoriale, ti Xhelal, të kujtoheshe, të mos e bojkotoje komisionin katër muaj. Por shkove, bëre plazh atje, fjete edhe gjumë në shtëpi dhe vjen këtu në komision tani, edhe kërkon bashkimin e dy nismave.

Ulsi Manja: Ti, zonja Çaushi, këtu punën e plazhit e pate vetëm për zotin Mziu apo për të gjithë?

Xhelal Mziu: Në fakt, kur Zegjineja të jep këshilla në të gjitha fushat, është vërtet një standard shumë i lartë, prandaj duhet t’i marrësh në konsideratë edhe ti, zoti kryetar, ato qortimet që ju bën, se Zegjineja është më afër asaj që ka si pikësynim Partia Socialiste dhe jo standardi. Do të dëshiroja që komisioni të shkojë drejt zbatimit të ligjit dhe jo rekomandimeve të Zegjinesë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights