Nuk ka qetësi nga dëmtimet te Kombëtarja shqiptare. Pas Qazim Laçit dhe Adrion Pajazitit, pritet të mungojë edhe Ivan Balliu.
Gazetari Gentjan Alinani, deklaroi në Klan News, se mbrojtësi i djathtë nuk është bashkuar ende në grumbullimin e Shqipërisë.
Balliu ka pësuar një dëmtim në kavilje. Lojtari po vijon të stërvitet dhe të rikuperohet te klubi i tij, Rayo Vallecano.
Stafi mjekësor i FSHF bashkë me atë spanjoll, janë në komunikim të vazhdueshëm, për të kuptuar nëse mund t’ia dalë në këto orë të ardhshme, për të qenë pjesë e ekipit kombëtar.
Po ashtu mungojnë për shkak dëmtimi Qazim Laçi dhe Adrion Pajaziti, të cilët do të zëvendësohen nga Feta Fetai dhe Klevi Qefalija.
Shqipëria do të luajë katër ndeshje në Ligën e Kombeve, ku fillimisht përballet me Bjellorusinë, për të vazhuar më pas San Marinon, Finlandën dhe sërish San Marinon.
