📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
SHEHAJJJ scaled

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Shërbimin Informativ të Shtetit, ku drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është pezulluar nga detyra, në kuadër të një hetimi të SPAK.

Në një deklaratë për mediat, Shehaj ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se SHISH dhe institucione të tjera shtetërore janë përdorur për të mbrojtur pushtetin dhe për të penguar zbardhjen e aferave të dyshuara.

“SHISH është përdorur për të zhdukur gjurmët e vjedhjeve të Ramës. Ajo që ndodhi sot me SHISH është shokuese. Por ky nuk është i vetmi institucion. Ministrat, qeveria, Bashkia Tiranë, AKSHI, të gjitha institucionet kanë dalë jashtë kontrollit, janë përdorur nga Rama për të mbrojtur pushtetin”, deklaroi Shehaj.

Kreu i Mundësia pretendoi më tej se institucionet shtetërore po përdoren në funksion të një përplasjeje me drejtësinë, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi.

“Shteti po përdoret hapur për të shpëtuar Ramën dhe për t’i shërbyer luftës me drejtësinë. Rama t’i japë një herë e mirë fund shkatërrimit të institucioneve, nuk i shpëton dot drejtësisë. Ka një thirrje që vjen nga protesta: Jep dorëheqjen dhe mbaj përgjegjësi për çfarë ke bërë. E ardhmja e Shqipërisë është në institucionet perëndimore”, u shpreh ai.

Sipas Shehajt, përfshirja e drejtuesve të institucioneve të rëndësishme në hetimet e SPAK tregon një krizë më të gjerë institucionale. Ai argumentoi se çdo përpjekje për të përdorur strukturat shtetërore kundër institucioneve të drejtësisë vetëm sa e rëndon më tej situatën politike të kryeministrit.

“Sa më shumë përdor institucionet, aq më shumë rëndon pozitën e tij në raport me drejtësinë”, përfundoi Shehaj.

Reagimi vjen në ditën kur SPAK ka ndërmarrë veprime në kuadër të hetimeve të lidhura me çështjen e AKSHI-t. Përveç masës ndaj drejtoreshës së SHISH, kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights