📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1789689283 WhatsAppImage20260918at1.53.35AM

Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas mesnate me 84 vota pro dhe 24 kundër projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që lidhet me përcaktimin e pagave të magjistratëve.

“Ky projektligj hynë në fuqi menjëherë pas pëlqimit që ka dhënë dhe Presidenti Bajram Begaj”, njoftoi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Deputetja e PS-së, Aulona Bylykbashi, prezantoi në Kuvend projektligjin për pagat e magjistratëve, që parashikon rritjen e koeficientit nga 0.36 në 0.38 të pagës së presidentit.

Ajo theksoi se “koeficienti 0.38 është rezultat i një vlerësimi të balancuar. Ai korrigjon efektin e ngrirjes së konstatuar nga gjykata, siguron një trajtim financiar në përputhje me rëndësinë dhe kufizimet e funksionit dhe, në të njëjtën kohë, ruan përballueshmërinë e detyrimit për financat publike”.

Bylykbashi ka sqaruar se “efektet financiare të formulës do të njihen nga data 1 prill 2023. Detyrimet që krijohen për periudhën nga 1 prilli 2023 deri në 31 korrik të vitit 2026 do të mund të shlyhen gradualisht, por jo më vonë sesa dy vjet nga hyrja në fuqi e këtij ligji”.

Miratimi i projektligjit për rritjen me 2% sa paga e presidentit është kundërshtuar nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë deklaruar se formula e propozuar nuk përputhet me standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe kanë paralajmëruar ndjekjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe Gjykata e Lartë ka kërkuar që projektligji të mos kalojë për votim pa vijuar konsultimi institucional me sistemin e drejtësisë.

Në seancën maratonë nisur që prej orës 10:00 të së enjtes, u rrëzua kërkesa e opozitës për heqjen e projektligjit nga rendi i ditës dhe vijimin e konsultimeve, ndërsa Kuvendi vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights