📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 09 18

Shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë shtuar kontrollet në rrugët urbane kryesore dhe dytësore, si dhe në qendrat e banuara për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Kontrollet e alternuara, me burime njerëzore dhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë, kanë për qëllim jo vetëm disiplinimin e parkimit, në përputhje me rregullat e qarkullimit rrugor, por edhe rritjen e transparencës në trajtimin e ankesave të përdoruesve të rrugës lidhur me rastet e ndëshkimit në mungesë nga shërbimet e Policisë.

Duke marrë në konsideratë numrin e lartë të mjeteve që konstatohen në shkelje, kryesisht për parkime në rresht të dytë ose në rrugëkalime të mjeteve, të cilat shkaktojnë vështirësi dhe stres të përditshëm për përdoruesit e rrugës, Policia Rrugore i bën apel të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë përgjegjshmëri dhe të shmangin parkimet e parregullta.

Këto masa synojnë garantimin e një qarkullimi sa më të lirë dhe të sigurt, veçanërisht gjatë sezonit të ri shkollor.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights