📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
HSBHYOJWkAMup9p 1 696x533

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën “X” lidhur me situatën e krijuar në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës, duke kundërshtuar pretendimet se punimet në këtë kantier po dëmtojnë Muzeun Labëria, ose Muzeun Etnografik.

Rama e cilësoi Muzeun Hebraik si “një gur themeli të kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Në reagimin e tij, Kryeministri akuzoi deputetin e PD, Bujar Leskaj se ka ngritur një grup njerëzish kundër projektit.

“Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik”, shkroi Rama.

Në reagimin e tij, Rama thekson gjithashtu se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të “Rilindjes së Muzeut Labëria”, duke argumentuar se ky muze, krahas Muzeut Hebraik, do të jetë një tjetër hapësirë me rëndësi për identitetin, historinë dhe zhvillimin turistik të Vlorës.

“Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë USD për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë te kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij”, u shpreh Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights