📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
2 46 696x464

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi në Dallas një takim me kongresmenin republikan amerikan Lance Gooden, anëtar i Komitetit për Drejtësinë dhe Komitetit të Sigurisë në Kongresin e SHBA.

Sipas Berishës, biseda u përqendrua te zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat e vendit dhe forcimi i marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara. Në fokus ishte edhe lufta kundër trafikut dhe karteleve të drogës.

“Një takim miqësor dhe një bisedë e hapur mbi zhvillimet politike, sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe rëndësinë e marrëdhënieve të forta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Marrëdhëniet strategjike me SHBA dhe mbështetja për anëtarësimin në NATO kanë qenë arritje historike. Sot siç kërkon dhe Sekretari Rubio lufta kundër trafikut dhe karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre janë në qendër të marrëdhënies ndermjet dy vendeve”, u shpreh Berisha.

Një tjetër temë e diskutimit ishte drejtësia në Shqipëri. Berisha tha se Gooden shprehu interes për një drejtësi të pavarur, e cila nuk përdoret për përballje politike.

“Një interes të veçantë Kongresmeni Gooden tregoi për një drejtësi të pavarur e cila nuk përdoret për të luftuar kundërshtarët politikë”, shtoi ai.

Në përfundim, Berisha thekson se miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është një garanci të rëndësishme për demokracinë, lirinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights