📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 7

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg E. G., i cili rreth një vit më parë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij 14-vjeçarin Erald Xhejo, në fshatin Pirg të Maliqit.

Vendimi sipas burimeve është dhënë në datën 9 shtator nga trupa gjykuese e Gjykatës së Korçës, e cila pas shqyrtimit të provave të administruara në dosjen penale shpalli Gurin fajtor për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Ndërkohë është dënuar me 1 vit e gjysmë xhaxhai i tij R. G., dhe me 2 vite e gjysmë F. Ç., i cili ndihmoi autorin për tu larguar me automjetin e tij pas ngjarjes ndërsa babai i autorit është shpallur i pafajshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 gusht të vitit 2025, në një konflikt mes dy të miturve që lidhej me një sherr të mbartur.

Pamjet filmike të administruara në dosjen hetimore kanë dokumentuar momentet e konfliktit ku shihet 14-vjeçari E. G., i cili ka ndjekur viktimën duke mbajtur një thikë në dorë, ndërsa 14-vjeçari Xhejo është përpjekur të mbrohet. Gjatë përleshjes, Xhejo është goditur me thikë në kraharor duke i shkaktuar vdekjen.

E. G., ndodhet i izoluar në institucionin e të miturve në Kavajë ku pritet të vuajë edhe dënimin e dhënë nga gjykata.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights