📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 09 11 at 12.04.45 1024x682 1 696x464

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, tha sot se modeli i kompanisë KAYO është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike.

Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Bozdo tha se “këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike, që askush të mos ketë asnjë të dhënë se çfarë bëhet”.

Sipas tij shteti “po i dorëzon privatit të drejtat monopolistike të shtetit dhe po mbyll çdo derë të transparencës”.

Bozdo ka kërkuar publikisht moratorium për kompanitë publike dhe garë ndërkombëtare për çdo ortak privat, duke argumentuar se nuk mund të ketë kontroll real mbi fondet publike kur kompanitë krijohen me kapital shtetëror, marrin ekskluzivitete dhe më pas kalojnë nën kontroll privat pa garë dhe pa transparencë.

“E para, të kërkojmë me forcë një moratorium, një ndalesë, një ngrirje të të gjitha shoqërive publike me asete, sadopak të jenë asete shtetërore, shoqëri edhe të përbashkëta private, shtetërore. Numri i tyre nuk mund të rritet dhe duhet të kuptojmë për të gjitha kompanitë e tjera çfarë transaksionesh duan të hyjnë dhe çfarë duan të bëjnë, sepse asnjëri nuk jep garanci që pasi kjo skemë të mbyllet dhe në sektorin e shëndetësisë, mos dalë një skemë tjetër, t’ju them unë pyjeve për shembull, që të operohet në të njëjtën mënyrë”, tha ai.

Sipas deputetit demokrat, modeli i KAYO-s është shembulli më flagrant i kësaj skeme. Ai e ka përshkruar KAYO-n si një “guaskë ligjore”, e cila është përcaktuar si furnizuese e vetme dhe është përjashtuar nga prokurimi konkurrues, ndërsa më pas ka krijuar kompani me ortakë privatë.

“Realiteti është që KAYO nuk prodhon asgjë. Zero veprimtari në bilancet e viteve 2024-2025. E vetmja veprimtari e saj që nga regjistrimi është krijimi i katër shoqërive me privat”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights