Sinjale pozitive nga Irani për trajnerin e kombëtares shqiptare, Rolando Maran.
Jasir Asani po kalon një moment pozitiv me fanellën e Esteghlal, duke lënë sërish gjurmë në kampionatin iranian.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 1-0 ndaj Paykan.
Asani mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe nuk gaboi përballë portierit.
Me qetësi dhe një goditje të fuqishme, 29-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë, duke shtuar një tjetër gol në llogarinë e tij këtë sezon.
Ky ishte realizimi i tretë i Asanit në këtë sezon, ndërsa paraqitjet e tij po e shndërrojnë gjithnjë e më shumë në një prej futbollistëve të rëndësishëm të Esteghlal.
Forma e sulmuesit shqiptar vjen në një moment të rëndësishëm, me Asanin që synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares kuqezi.
Goli në Iran është një tjetër sinjal pozitiv për trajnerin i cili mund të llogarisë një Asani në formë për sfidat e radhës të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
