📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Bala

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në kryesinë e Kuvendit të dërguarin special të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për Partneritete Globale, ambasadorin Paolo Zampolli.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare që lidhen me paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin mes vendeve aleate.

Balla vlerësoi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke theksuar rolin e vendit tonë si një faktor stabiliteti në rajon dhe një aleat i besueshëm në NATO. Në fokus të bisedës ishte edhe organizimi i Samitit të NATO-s që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm.

Sipas Ballës, ambasadori Zampolli shprehu vlerësim për kontributin e Shqipërisë në promovimin e paqes dhe dialogut, si dhe për angazhimin e Kryeministrit Edi Rama në nisma ndërkombëtare në shërbim të paqes.

Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu modeli shqiptar i bashkëjetesës ndërfetare, i konsideruar si një shembull i rrallë i harmonisë dhe tolerancës, që ka shërbyer ndër vite si bazë e unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights