📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Zjarr ne shba familja shqiptare

Një tragjedi e rëndë goditi një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës. Tre fëmijë humbën jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 26 gusht.

Ndërsa katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital.  Familja e Gentian Manatit, rezident në ShBA që u përfshi nga flakët, është banor i lagjes 18 tetori në qytetin e Lushnjes.

Larguar vite më parë kjo familje pasi ka fituar lotarinë amerikane, më pas i janë bashkuar edhe prindërit e Gentianit, Njazi dhe Alia.

Në Lushnje banonin dy motrat e Gentian Manatit, të cilave shteti shqiptar u mundësoi viza dhe të dyja janë nisur në orët e para të mëngjesit të së premtes për t’ju gjendur pranë vëllait prindërve dhe familjes në këto ditë të vështira për ta.

Fqinjët e kanë marrë vesh lajmin e hidhur dhe me lot në sy shprehen të shokuar nga kjo ngjarje e kobshme.

“Jemi shumë të tronditur. Njerëz hallexhinj, u larguan nga vendi për një jetë më të mirë”, u shpreh një banor.

“Nuk ka më fatkeqësi në jetë. Të rrisësh tre fëmijë me sakrificë e mund të madh. Zot mbaj dorën”, u shpreh një tjetër banore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights