📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një përmbledhje të diskutimeve nga tryeza dy ditore e shtruar në qytetin e Pogradecit ku priti në takime drejtuesit politikë të qarqeve, kryetarët e komisioneve parlamentare e në fund ministrat e kabinetit.

E rëndësishme është ndryshimi i qasjes në qeverisje, thonë socialistët, ndërsa Rama kërkon që fiksimi i secilit, të jenë hallet e qytetarëve.

“Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, prandaj drejtuesit politikë duhet t’iu japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave do t’u duhet t’iu japim detyrimin që çdo muaj të ndjekin vetë personalisht të gjithë drejtoritë. Nëse është një grup deputetësh që fokusohen bashkë dhe i marrin në analizë bashkë, atëherë ndryshojnë gjërat”, thotë Edi Rama.

Socialistët e konsiderojnë të nevojshëm një reflektim pas viteve të gjata në qeverisje dhe kërkojnë që dëgjimi i problemeve të qytetarëve të përkthehet në vendimmarrje dhe rezultate konkrete. Në ndihmë u ka ardhur dhe dokumentri strategjik ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’.

“Dokumenti ‘Besa’ synon që të vërë emra konkretë për shqetësime që artikulohen në publik”, tha Mirela Kumbaro.

“Besa dhe Prania Besnike ngrenë një shqetësim shumë domethënës. Pas një periudhe të gjatë qeverisje ekziston rreziku i erozionit të besimit”, tha Arbian Mazniku.

“Sfida më e madhe do të jetë si ta kthejmë dëgjimin në një vendimmarrje dhe rezultat”, tha Erion Malaj.

Ministri i Energjisë Enea Karakaçi propozoi që çdo dikaster të ketë një njësi ‘Besa’ ndërsa Adea Pirdeni tha se mungesa e performancës nuk duhet të kalojë pa pasoja. Për Fatmir Xhafajn, synimi duhet të jetë forcimi i marrëdhënies mes qeverisë dhe qytetarëve, ndërsa Bledi Çuçi e sheh dokumentin “Besa” si një kërkesë që vjen nga vetë shoqëria.

Në këtë sezon të ri politik, Rama thotë se ndërveprimi me qytetarët do të pësojë një rritje cilësore ndërsa energjitë e reja kanë vënë para hapat vendimtarë për moton “Shqipëria 2030”.

“Ndjesia e mirë e një sezoni politik me energji të reja dhe të tjerë hapa vendimtarë drejt Shqipërisë 2030, ku rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit do të jetë domethënëse, buron edhe nga fakti i angazhimit e reflektimit serioz që mori formë në dy ditët e maratonës së Pogradecit”, shkruan Rama.

Maratona dy ditore e takimeve në Pogradec ka përfunduar dje. Rama iu drejtua qytetarëve me një video live duke vënë theksin te përmirësimi i raportit qytetar-qeveri, përmirësimin e cilësisë së jetesës apo dhe përgatitjen e një plani për transparencën e çmimeve të produkteve ushqimore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights