Është zhvilluar sot seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, në ngarkim të ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Sakaq, Hoxha në sallën e gjyqit ka kërkuar pafajësinë si dhe kthimin e parave të sekuestruara.
Por këto kërkesa janë kundërshtuar nga organi i akuzës, me pretendimin se në ankim ish-gjyqtarja nuk ka kërkuar shfuqizimin e vendimit, për sa i përket sekuestros.
Trupa gjykuese do ta shpallë vendimin më datë 11 tetor.
https://www.facebook.com/blueledED/

