📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
IMG 20260815 WA0012 696x465

Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti, u shpreh sot se qeveria po përgatit një tender të ri për shërbimin e hemodializës, me vlerë rreth 50 milionë euro, duke ngritur dyshime se kontrata mund të përfundojë sërish te i njëjti operator privat.

Në një deklaratë për mediet, Alimehmeti iu referua njoftimit të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, se pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar, shërbimi i hemodializës dhe ai i check-up-it do t’i rikthehen shtetit.

Sipas tij, vetëm pak ditë më vonë është planifikuar një procedurë e re për ofrimin e shërbimit të dializës në pesë spitale publike, në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, për një periudhë katërvjeçare.

Alimehmeti theksoi se vlera e procedurës, rreth 50 milionë euro, përkthehet në afërsisht 12,5 milionë euro në vit dhe e cilësoi këtë një barrë të lartë financiare për buxhetin e shtetit.

“Ku është shtetëzimi? Nëse shërbimi, pajisjet, investimi apo riinvestimi i kalojnë shtetit, përse shteti duhet të shpenzojë 50 milionë euro të tjera për ta nënkontraktuar për këto 4 vite?”, deklaroi ai.

Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në PD kërkoi që Ministria e Shëndetësisë të bëjë publike dokumentacionin që lidhet me marrjen në dorëzim të shërbimit pas përfundimit të koncesionit, përfshirë inventarët, raportet teknike, vlerën e aseteve dhe dokumentet e riinvestimeve.

Alimehmeti iu referua edhe auditeve të mëparshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke pretenduar se janë konstatuar problematika lidhur me afatet e riinvestimit në pajisjet mjekësore gjatë zbatimit të koncesionit.

Ai ngriti gjithashtu pyetje mbi mënyrën se si u dha koncesioni i parë i hemodializës dhe kërkoi që procedura të hetohet nga SPAK.

Sipas Alimehmetit, duhet të sqarohet nëse tenderi i ri do të jetë realisht i hapur ndaj konkurrencës dhe nëse kriteret teknike, eksperienca dhe kapacitetet e kërkuara mund të favorizojnë një operator të caktuar.

“A po përgatitet përsëri një tender me fitues të paracaktuar?”, pyet Alimehmeti, duke ngritur edhe dyshime për konflikt të mundshëm interesi.

Ai kërkoi që ministrja Sala të publikojë kriteret dhe dokumentet e procedurës, ndërsa SPAK të verifikojë mënyrën e dhënies dhe zbatimit të koncesionit të parë.

“Përpara se një kontratë tjetër shumëvjeçare t’i japë privatit dhjetëra miliona euro të tjera, duhet të hetohet si u dha dhe si u zbatua koncesioni i parë”, u shpreh Alimehmeti.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights