Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se projektin e inceneratorëve në Tiranë e ka bërë bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt. Berisha tha Veliaj është nismëtari, që e kaloi projektin nga prokurim publik në koncesion.Më tej, kreu i PD tha se në 6 vite për inceneratorin e Tiranës janë shpenzuar 110 milionë euro.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, paralajmëroi se në seancën e fundit të parlamentit opozita do të fokusohet tek beteja kundër 3 inceneratorëve.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha theksoi se për këtë çështje përgjegjësi kryesor është shefi i qeverisë, Edi Rama.

Ish-kryeministri akuzoi kreun e bashkisë së Tiranës si iniciator dhe përgjegjës për inceneratorin e Tiranës.

Lideri i opozitës ka paralajmëruar debat në parlament edhe kundër ligjit për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas pezullimit të fondeve të bujqësisë nga BE.

Nesër është seanca e fundit e parlamentit, para se deputetët të nisin pushimet e verës dhe pritet që kjo të jetë një prej seancave më të gjata, pasi përveç çështjes së inceneratorëve, në rendin e ditës është parashikuar miratimi i ligjit për legalizimin e kanabisit dhe ligji që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights