📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Lod 696x928

Administrata Doganore Shqiptare bllokoi një ngarkesë me 156 mijë njësi produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë, me peshë mbi 2,1 tonë, pasi gjatë kontrolleve në Degën Doganore Tiranë u konstatuan parregullsi në përmbushjen e kërkesave ligjore për etiketimin.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit fizik të mallrave u evidentua mungesa e informacionit për datën e jetëgjatësisë minimale ose afatin e përdorimit në etiketimin e produkteve përfundimtare.

Kontrolli u krye në bazë të analizës së riskut nga Dega Doganore Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Parregullsitë e konstatuara lidhen me kërkesat e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave datë 11 korrik 2018, “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”.

Për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, kërkoi angazhimin maksimal të strukturave përgjegjëse për kryerjen e verifikimeve dhe vijimin e procedurave ligjore.

Autoritetet doganore vendosën bllokimin e ngarkesës dhe mosçlirimin e mallrave deri në përfundimin e verifikimeve dhe procedurave përkatëse.

Administrata Doganore Shqiptare bëri të ditur se do të vijojë kontrollet ndaj mallrave të importuara, me synim parandalimin e vendosjes në treg të produkteve që nuk përmbushin kërkesat ligjore dhe garantimin e mbrojtjes së konsumatorëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights