Policia ka shoqëruar aktivistin dhe një prej organizatorëve të protestave, Arben Kolën.
Protesta vijon para Kuvendit, e cila nisi që prej orës 08:30 të ditës së sotme.
Gjithashtu nga policia është shoqëruar edhe një person tjetër.
Policia pretendon se të shoqëruarit kanë tentuar të çajnë kordonin e efektivëve.
Një i ri ka shfaqur shqetësime gjatë protestës së sotme para Kuvendit.
Pas tensioneve policia ka hedhur spraj, duke bërë që i riu të shfaqë probleme shëndetësore.
Më pas është shoqëruar një autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Disa persona të tjerë janë shoqëruar nga policia.
Një moment tensioni është zhvilluar mes policisë dhe protestuesve, ka mjaftuar kjo ku kanë nisur menjëherë shoqërime me forcë, ndërsa një tjetër shihet i shtrirë në tokë në momentin kur ndalohet.
