Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në minutat e para të datës 12 korrik 2026 në fshatin Bërxullë të Vorës.
Viktima është një burrë rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar teksa po lëvizte në këmbë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën e ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Detaje nga vrasja e 50-vjeçarit në Vorë
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit në Bërxullë të Vorës. viktima është Edmond Sula, që njihej ndryshe dhe si Ali Sula.
Sula është vrarë në derën e shtëpisë, sapo ka zbritur nga makina e tij. Para ngjarjes, viktima ka qenë duke parë ndeshjen mes Anglisë dhe Norvegjisë të Kupës së Botës në një bar kafe. Edmond Sula ka qenë në automjet së bashku me një person tjetër. Kur ka dalë nga makina, është qëlluar në distancë nga 30-40 metra, duke e lënë të vdekur në vend.
Nuk dihen ende autori apo autorët. Hetuesit po shikojnë disa kamera sigurie. Është një person që ka pasur konflikte në të kaluarën, ku policia po identifikon konfliktet ku ka qenë përfshirë.
