📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 219 1024x686

Qeveria ka miratuar masa të reja në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre, të cilat parashikojnë rritjen e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohjen e periudhave kontributive për ndihmësit personalë.

Gjatë një bashkëbisedimi me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, bëri të ditur se këto masa janë pjesë e programit qeverisës “Shqipëria 2030”, me fokus forcimin e mbështetjes sociale dhe përmirësimin e mirëqenies së familjeve.

Në bazë të Aktit Normativ të datës 30 qershor, janë siguruar fondet për zbatimin e këtyre ndryshimeve.

Nga 1 korriku 2026, pagesa mujore për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara do të dyfishohet, ndërsa do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë ndihmës personalë që kujdesen për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara.

Sipas ministres, kjo përbën një hap të rëndësishëm pasi për herë të parë mbështetja shtrihet për të gjithë ndihmësit personalë, pa dallim diagnoze apo moshe të personit që përfiton kujdes, duke garantuar trajtim të barabartë dhe më shumë siguri sociale për familjet.

Gjatë takimit u vlerësua edhe modeli i Qendrës së Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, si një shembull i ofrimit të shërbimeve sociale pranë komunitetit, me synim përfshirjen, rehabilitimin dhe zhvillimin e potencialit të çdo fëmije.

Masat e reja financohen përmes rritjes me 8.9 miliardë lekë të buxhetit të vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, rritja më e madhe buxhetore në historinë e këtij institucioni. Ky financim do të mundësojë zgjerimin e mbështetjes sociale, vijimin e rritjes së pagave në sistemin shëndetësor dhe investime të reja në shërbimet publike.

“Objektivi ynë është që çdo person me aftësi të kufizuara dhe çdo familje të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti, përmes politikave që garantojnë dinjitet, përfshirje dhe mundësi të barabarta”, u shpreh Sala.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights