Qytetarë dhe aktivistë protestuan këtë të shtunë në Vlorë kundër vjedhjes së parave publike përmes termocentraleve lundruese Tigri 1 dhe Tigri 2 që prej vitesh janë ankoruar në Triport. Veç gardheve rrethuese, termocentralet që pavarësisht kostos së qirasë ditore prej 60 mijë dollarësh nuk e kryen asnjëherë funksionin e tyre, u ruajtën gjatë protestës me rreth 200 policë. Me pankarta në duar për mbrojtjen e mjedisit, protestuesit e konsideruan këtë investim vjedhje të pastër, duke bërë përgjegjëse ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku dhe vartësit e saj.
Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të heqë gardhet që janë vendosur anekënd Gjirit të Vlorës, për të pasur mundësitë që të shijojnë çfarë natyra ka dhuruar për vendësit.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare i paguan çdo ditë 60.000 dollarë qira shoqërisë amerikane “Excelerate Energy” për dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë prej disa vitesh, por që ende nuk janë testuar. KESH i paguan edhe 30.000 dollarë në ditë shoqërisë italiane “Renco” për furnizimin e shërbimit të energjisë elektrike të gjeneruar nga dy TEC-et lundruese, të cilët nuk kanë prodhuar asnjëherë energji.
Jemi këtu përpara Tigrit 1 dhe Tigrit 3. Janë këta tigrat që janë në Vlorë, por flenë gjumë dhe marrin para. Kanë marrë deri më tani mbi 70 milionë euro. Ato 70 milionë euro, po t’u shpërndaheshin këtyre policëve, do të kishin të gjithë një uniformë shumë më të mirë. Do të ndihmoheshin pensionistët, spitalet, por kjo është vjedhje e pastër.
Kanë ardhur nga Bangladeshi, kanë punuar, kanë dy vite pa punë këtu tigrat. Më në fund ndezën ca ditë këto motorët e këtij TEC-i, sa për të marrë 70 milionët. Për këtë ka përgjegjës dhe ata janë Belinda Balluku dhe Ergys Verdho, që ka qenë drejtor i KESH-it, ka firmosur për këto. Është Erald Elezi, drejtori i KESH-it, i cili i mori në dorëzim këto edhe kur nuk punonin, ose kur punonin me karburant fallco. Edhe SPAK po heton për këtë. Ne jemi këtu pak veta, kemi vendosur një pankartë ku themi që “rrëzojmë gardhin e TEC-it lundrues”, por nuk kemi ardhur këtu për ta rrëzuar fizikisht. Gardhin do ta rrëzojnë ata që e kanë vendosur, KESH, qeveria, kompanitë offshore. Ata duhet të vijnë ta heqin sa më parë. Nëse jo, këta policë që janë këtu nuk kanë për ta përballuar popullin e Vlorës që do të vijë vërtet për t’i rrëzuar këto gardhe në momentin e duhur, pasi të jemi të sigurt që qeveria nuk ka reaguar.
Populli do të vërshojë dhe nuk ka policë që ta ndalojë. Sot i kërkojmë policisë të na lejojë brenda këtij gardhi dhe njerëzit që nuk i kanë parë këta tigra grabitqarë, t’i shohin. Gardhi i sigurisë nuk është këtu, është gardhi i portit të peshkimit. Ne pse nuk na lejoni të shkojmë te porti? Nëse hiqen këto tigrat, do të ishte një biznes fantastik turistik për vlonjatët, tregtarët. Akoma kanë mundësi që, para se të mbarojë kontrata me qira e këtyre tigrave, nëse nuk hiqen brenda këtyre ditësh, do të përballeni vërtet me furinë e popullit për të liruar hapësirën.”, tha qytetari.
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare i paguan çdo ditë 60.000 dollarë qira shoqërisë amerikane “Excelerate Energy” për dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë prej disa vitesh, por që ende nuk janë testuar. KESH i paguan edhe 30.000 dollarë në ditë shoqërisë italiane “Renco” për furnizimin e shërbimit të energjisë elektrike të gjeneruar nga dy TEC-et lundruese, të cilët nuk kanë prodhuar asnjëherë energji.
