📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
12 1 1024x576
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nis sot zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Tiranë, me paraqitjen e letrave kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Takimi i cili sapo ka nisur, shënon hapin e parë formal të Wendt në ushtrimin e detyrës së tij si përfaqësues i Washingtonit në Shqipëri. Pas takimit me Kreun e Shtetit, Wendt pritet të vijojë agjendën e tij diplomatike me takime të nivelit të lartë. Të hënën, ai pritet të zhvillojë takimin e parë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Në ditët në vijim, ambasadori i ri amerikan pritet të prezantohet edhe me përfaqësues të politikës dhe medias shqiptare, në një ceremoni që Ambasada e SHBA-ve do të organizojë të premten, më 2 tetor. Wendt u konfirmua zyrtarisht në këtë detyrë më 8 gusht, pasi Senati amerikan miratoi emërimin e tij. Pas konfirmimit nga Senati, emërimi u formalizua përfundimisht me nënshkrimin e Presidentit Donald Trump. Por kush është Eric Wendt? Wendt është gjeneral në pension i ushtrisë amerikane dhe ka më shumë se 34 vite përvojë në shërbim. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në forcat speciale amerikane, Green Beret. Ai ka shërbyer edhe si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, ndërsa gjatë karrierës ka mbajtur poste të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit. Wendt pritet të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Tiranë, pas largimit të Yuri Kim nga posti në qershor të vitit 2023. Gjatë dëgjesës në Senatin amerikan më 20 maj, Wendt prezantoi edhe prioritetet e tij për Shqipërinë. Në fokus do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, rritja e sigurisë kibernetike dhe krijimi i kushteve më të favorshme për investimet amerikane. Një tjetër pikë e rëndësishme për Wendt është SPAK-u. Ai e ka cilësuar strukturën antikorrupsion si një institucion të rëndësishëm dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e saj me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas tij, puna e SPAK-ut mbetet thelbësore për Shqipërinë, për sa kohë institucioni ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike.  
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights