📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 06 27

​Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari reagoi sot për aksionin e shpëtimit të dy turisteve nga Holanda, në Shpellën e Pëllumbasit.

Lamallari tha se “në terren të vështirë, në garë me kohën dhe rrezikun, punonjësit e Policisë së Shtetit lokalizuan dhe shpëtuan dy turiste nga Holanda, të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit. Profesionalizëm, guxim dhe reagim në kohë”.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë, shpëtuan dje dy turistë holandezë të cilët kishin mbetur të bllokuara në zonën e “Shpellës së Pëllumbasit”, pasi njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën si pasojë e një rrëzimi.

Policia njoftoi se pas lokalizimit në një terren të vështirë, bënë të mundur nxjerrjen e dy turisteve nga Holanda, të cilat hasën vështirësi gjatë eksplorimit të natyrës në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, në fshatin Pëllumbas.

Punonjësit e Policisë i dhanë ndihmën e parë turistes së dëmtuar dhe në bashkëpunim me shërbimin e ambulancës, e transportuan në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor, ndërsa turistja tjetër u shoqërua në një zonë të sigurt.

Policia e Shtetit theksoi se mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë apo situatë emergjente të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights