📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
IMG 20260626 WA0001 696x464

Zgjatja e afatit të aplikimit për kredi të lehtësuara, ka sjellë efektet e saj pozitive, duke rritur numrin e familjes që përfitojnë.

Kështu bëri të ditur në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila theksoi se nga 4409 aplikime, në fazën e parë janë shpallur fitues 2871 familje.

“Aktualisht, jemi në fazën e shqyrtimit të ankimimeve të fazës së parë. Sipas afateve, do të shpallet lista e aplikantëve fitues dhe jofitues, në përputhje me rezultatet e ankimimeve. Paralelisht, do të bëhet edhe hapja e thirrjes për fazën e dytë të kredive. Dorëzimi i dokumentacionit do të kryhet pranë sporteleve të pritjes me qytetarin ose përmes Postës Shqiptare”, sqaroi Ristani.

Hapja e thirrjes së dytë do të shoqërohet me një njoftim të dytë publik, i cili do të përcaktojë gjithashtu edhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit, i cili do të ketë si afat final datën 31 korrik 2026.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights