📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Aka 696x393

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur sot se ka nisur verifikimet pas dyshimeve për helmimin e disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, ndërsa ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e kuzhinës në Garnizonin “Skënderbej” deri në përfundimin e analizave laboratorike.

Sipas njoftimit të AKU-së, informacioni për rastin u mor nëpërmjet komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë, pas dyshimeve për helmim ushqimor të disa kursantëve.

Menjëherë pas njoftimit, inspektorët e AKU-së kryen kontrolle në subjektin “SORI-AL”, i cili ofron shërbimin e catering-ut për Akademinë e Sigurisë në Sauk dhe për Garnizonin “Skënderbej”, pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

Nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë u konstatua se aktiviteti zhvillohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe me dokumentacionin përkatës shoqërues.

AKU bëri të ditur se u morën 14 mostra ushqimore, shtatë nga vakti i drekës dhe shtatë nga vakti i darkës, nga kampionet e ruajtura të ushqimeve të përgatitura në Garnizonin “Skënderbej” dhe të konsumuara më 24 qershor 2026 nga kursantët e Akademisë së Sigurisë. Mostrat janë dërguar për analiza mikrobiologjike pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Në vijim të hetimit të gjurmueshmërisë, inspektorët ushtruan kontroll edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku kryhet përpunimi i ushqimit.

Sipas AKU-së, edhe në këto ambiente u konstatuan kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe dokumentacion i plotë.

Gjithashtu u morën 14 mostra të tjera të ushqimeve të gatuara, si dhe pesë mostra tampon për kontrollin e higjienës së ambienteve dhe pajisjeve, të cilat janë dërguar për analizim në ISUV.

AKU njoftoi se në Garnizonin “Skënderbej” është vendosur masa e ndërprerjes së aktivitetit deri në daljen e rezultateve të analizave laboratorike.

Në procesin e inspektimit morën pjesë edhe përfaqësues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se do të vijojë ndjekjen e rastit dhe do të marrë masat e nevojshme në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights