📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Vrasja e ciftit Mujeci 1024x576

40-vjeçari i arrestuar në Ulqin, pesë ditë më parë, si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, më 26 prill të këtij viti në fshatin Balldren të Lezhës, do të qëndrojë në burg.

B.K u njoh në gjykatë me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. 40-vjeçari është shprehur se jetonte dhe punonte në Mal të Zi, ndërsa autorët e krimit e kanë fshehur makinën e përdorur prej tyre ne afërsi te banesës ku jetojnë prindërit e tij të moshuar në zonën e Torovicës, pa pasur asnjë dijeni.

Por, pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 40-vjeçarit B.K për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se 40-vjeçari B.K u arrestua më 18 qershor. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Balldren të Lezhës, ku disa persona i zunë pritë automjetit të çiftit Mujeci dhe vranë burrë e grua. Në pranga ranë disa persona dhe vrasja dyshohet për motive hakmarrjeje.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights