📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Rama 8 1024x575

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë, 23 qershor, në prezantimin e pesë ekipeve finale që konkurrojnë në Konkursin Ndërkombëtar për projektimin e Kampusit të Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”. Ky projekt ambicioz synon të krijojë një hapësirë moderne ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni dhe jeta studentore ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se konkurse të tilla pasqyrojnë ambicien e qeverisë për Shqipërinë dhe krijojnë mundësi të jashtëzakonshme për komunitetin. Ai e cilësoi këtë nismë si universitetin më të madh në Europë të hapur ndaj zhvillimit urban, ku profesionistët vendas mund të ballafaqojnë dijet e tyre me studiot që janë pararojë në botë.

“Konkurse të tilla janë ambicie e jona për Shqipërinë dhe prej të cilave lindin mundësira të jashtëzakonshme për zhvillime. Ndryshojnë edhe mënyrën e të parit të vetes dhe të ardhmes së një komuniteti. Kemi krijuar universitetin më të madh në Europë, të hapur të zhvillimit urban.
Është një universitet i hapur në kuptimin e plotë të fjalës, sepse u jep mundësi të gjithë atyre që i janë përkushtuar arkitekturës dhe zhvillimit urban, të ballafaqojnë dijet e tyre me arkitektët dhe studiot që janë pararojë e zhvillimeve urbane në botë. Është një projekt shumë i madh dhe ambicioz.”

Sipas kryeministrit, ky kampus është një tjetër rezultat konkret i protestës së studentëve të vitit 2018, e cila solli fillimisht përmirësime në konvikte e laboratorë. Tashmë, procesi po kalon në një shkallë më të lartë përmes krijimit të një zone të re rezidenciale që garanton strehim më të arsyeshëm dhe socializim për të rinjtë.

Kreu i qeverisë sqaroi gjithashtu se ky investim nuk e përjashton zhvillimin e projekteve të tjera të rëndësishme në vend. Në këtë linjë, ai përmendi ndërtimin spektakolar të Kolegjit të Europës në Tiranë, i cili do të ofrojë hapësira të konsiderueshme edhe për Universitetin e Tiranës. Ky projekt i ri vjen si një hap vendimtar drejt transformimit rrënjësor të infrastrukturës universitare dhe modernizimit të sistemit arsimor në Shqipëri.

“Ky është një tjetër rezultat i protestës së studentëve të vitit 2018. Solli kushte shumë të mira në konvikte dhe laboratorë shumë më të mirë. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që ky proces duhet të shkojë një shkallë më tutje. Krijimi i një zone rezidenciale për studentët bën të mundur që studentët të kenë një strehim më të arsyeshëm, por nga ana tjetër edhe të socializohen. Nuk është ky kampus një zhvillim që përjashton atë tjetrin. Kolegji i Europës po ndërtohet në Tiranë dhe është një zhvillim tjetër spektakolar dhe atje do të krijohet mundësia që të ketë hapësirë të konsiderueshme edhe për Universitetin e Tiranës.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights