📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
TrumpDerLeyen

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e një marrëveshjeje të shumëdiskutuar për tarifat mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Përballë një presioni të konsiderueshëm, ne siguruam garanci të rëndësishme, për të mbajtur interesat evropiane në rrugën e duhur”, tha kryetari i Komitetit të Parlamentit Evropian për Tregtinë Ndërkombëtare, Bernd Lange.

“Një gjë është e sigurt, ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër dhe të mbajmë nën monitorim të rreptë zbatimin e saj”, shtoi ai.

Sipas marrëveshjes së arritur në gusht të vitit 2025, mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tarifat amerikane për shumicën e produkteve evropiane do të kufizohen në 15%.

Në këmbim, BE-ja është zotuar të heqë tarifat për mallrat industriale amerikane dhe të lehtësojë aksesin në treg për produkte bujqësore amerikane, si mishi i derrit dhe produktet e qumështit.

Në kohën e arritjes së marrëveshjes, një sërë detajesh ligjore mbetën të papërcaktuara, duke hapur rrugën për procedurat legjislative brenda Bashkimit Evropian, mbi mënyrën e zbatimit të saj.

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar gjithashtu disa masa shtesë, që synojnë mbrojtjen e ekonomive evropiane.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights